TIRANE– Në një kohë kur sot pasdite ishte parashikuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të miratonte listat e Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, mbledhja është shtyrë për nesër. Ky fakt bëhet i ditur nga KQZ më anë të një njoftim për mediat. “BalkanWeb” mëson se mbledhja do të mbahet nesër në orën 12:00.

Mesnata e 26 majit shënoi dhe skadimin e afatit ligjor për depozitimin e listave dhe Partia Demokratike i depozitoi ato në KQZ përtej këtij afati.

Me marrëveshjen e lidhur mes Ramës dhe Bashës më 18 maj, u shty dhe data e zgjedhjeve, duke sjellë kështu dhe shtyrjen e afateve në regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe të listave shumëemërore të kandidatëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: