Pas arritjes së një marrëveshje të kreut të Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka me kreun e opozitës Lulzim Basha, janë vendosur edhe emrat e kandidatëve të PAA në listat e PD.

“BalkanWeb” mëson se PAA ka kandidat të 5-të në Fier, Olsi Cukaj, në Tiranë renditet i 13-i Adi Haxhiymeri, ndërsa vetë kryetari i kësaj partie Agron Duka renditet i 5-ti në Durrës.

“Është arritur marrëveshje bashkë me zotin Ndoka, Dashamir Shehin, të gjitha partitë aleate. Nuk ka parti të regjistruara, mund të regjistrohet Fatmir Mediu teknikisht. Se di fare për listat e PD. Di që janë mbyllur listat tona dhe qëllimet janë përmbushur. Pas rreth 1 ore mendoj se do t’i publikojë Basha listat dhe do i’a dërgojë KQZ-së”- tha Duka pak më herët pas takimit me Bashën

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb