TIRANE-Zbulohet emri i kandidatit për deputet që do të kryesojë listën e Partisë Demokratike në Qarkun e Durrësit. ‘BalkanWeb’ mëson se është pikërisht Oerd Bylykbashi.

Gazetarja Elda Menga raporton se ka qenë pikërisht kreu i PAA-së, Agron Duka ai që ka pohuar këtë fakt para gazetarëve, pas takimit që ai pati me Bashën në selinë blu. Por, deri më tani asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht, ndërsa pritet publikimi i listave me emrat e kandidatëve që do garojnë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ditën e sotme në selinë blu ka pasur lëvizje dhe takime, pasi pritet që të publikohen dhe listat zyrtare. Pas arritjes së marrëveshjes me 5 aleatët e saj, PD do t’i dorëzojë listat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Afati për dorëzimin e tyre është sot në mesnatë.

KU DO GAROJNË ALEATËT E BASHËS
-Partia Republikane, me kryetar Fatmir Mediun 2 kandidatë në Tiranë
-Partia Agrare Ambientaliste e Agron Dukës 3 kandidatë, 1 në Tiranë dhe 1 në Durrës dhe 1 në Fier
-Lëvizja për Zhvillim Kombëtar e Dashamir Shehiut 1 kandidat në Tiranë
-Partia Demokristiane e Nard Ndokës, 1 kandidat në Shkodër
-Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, me kryetar Vangjel Dulen, një kandidat në Vlorë
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: