POGRADEC- Policia e Pogradecit ka sekuestruar 55 kg drogë në pikën turistike të Linit, shumë pranë një kompleksi.

Sipas të dhënave zyrtare, dje në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ushtruar në fshatin Lin, rreth 300 m pranë një kompleksi kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
53 pako të mbështjella me letër natriban, me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale rreth 55 kg.

droga Lin Pogradec (4)

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

droga Lin Pogradec (3)

Veprimet procedurale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

droga Lin Pogradec (1)

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: