VLORE- Është përcjellë për në banesën e fundit biznesmeni vlonjat, i cili mbeti i vrarë dje pas një sulmi me kallashnikov.

ceremonia 6

Ngjarja e rëndë ku u ekzekutuan Mirvjen Hyseni, pronar i televizionit ‘Vlora Channel’ dhe drejtori i OSHEE në Vlorë, Roland Saliu, ndodhi pasditen e djeshme në një lokal tek ‘Sheshi i Flamurit’.

ceremonia 3

“BalkanWeb” mëson se familjarë, të afërm, kolegë dhe qyetetarë vlonjatë, në shenjë nderimi për viktimën, kanë vendosur kurora dhe tufa me lule në vendin ku ndodhi vrasja. Më pas, Hyseni, baba i një vajze të vogël, është përcjellë për në banesën e fundit.


ceremonia e biznesmenit

Sakaq, krimi në fjalë dyshohet se objektiv ka pasur pikërisht biznesmenin Mirvjen Hyseni, ndërsa hetimet vazhdojnë. Gazetari Enrik Mehmeti ka siguruar për “BalkanWeb” një video nga momenti kur kortezhi me njerëz është ndaluar tek vendi i atentatit. ceremonia 1ceremonia 2ceremonia 6mirvjen
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: