TIRANE- Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë, e dretjuar nga Romana Vlahutin ka përshëndetur sot marrëveshjen që arritën palët politike, duke mbështetur 100 % paketën ‘McAllister+’. Me anë të një postimi në ‘Twitter’ zyra e BE uron qeverinë për marrëveshjen, për të siguruar kështu zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
18600526_293767441049099_1000454736_n
“Përgëzime për arritjen e marrëveshjes për zgjedhje të lira e të ndershme në interes të të gjithë popullit shqiptar”, citohet në mesazhin e zyrës së BE-së në Tiranë.

Pak më parë dhe delegacioni i OSBE-së në Tiranë përshëndeti marrëveshjen e arritur. Prezenca e OSBE-së ka reaguar përmes llogarisë së saj në Twitter, shkruante: “Urime qeverisë dhe opozitës për Marrëveshjen! Prezenca OSBE e gatshme të mbështesë fort reformën zgjedhore për Zgjedhje të lira e të ndershme”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb