TIRANE– Një person është vrarë me armë zjarri dhe shoku i tij ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek rruga “Shefqet Musaraj” kur një shtetas është pikasur i plagosur në një automjet. Ai është dërguar në spital ku ka humbur jetën. Viktima është Emiljano Boci 32 vjeç, ndërsa i plagosur në spital ka mbërritur edhe shoku i i tij Marvi Disha, 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se ata kanë qenë bashkë në një lokal kur janë qëlluar nga persona ende të paidentifikuar. Viktima dhe i plagosuri kishin rreth 2 javë që ishin kthyer nga Gjermania.
(Viktima Emiljano Boci)
(Shoku i viktimës, i plagosuri Marvi Disha)
Njoftimi i policise:
Më datë 14.01.2018, rreth orës 17.50, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën ” Shefqet Musaraj”, një shtetas ndodhet i demtuar në një automjet.
Menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:
Në rrugën “Shefqet Musaraj”, në një mjet është gjetur i plagosur me armë zjarri shtetasi E.B., 32 vjeç, i cili u dërguar menjëher në spital, ku ka ndërruar jetë.
Ndërkohë në spital ka shkuar i dëmtuar me armë zjarri në shpatull edhe shtetasi M.D., 27 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë ku po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
(d.d/BalkanWeb)