Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Aksidentoi për vdekje tregtarin nga Kashari, lirohet deputeti i PDIU, Aqif Rakipi

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte debatuar ne lidhje me mbarvajtjen e zgjedhjeve lokale te 21 qershorit.	/r/n/r/nLawmaker Aqif Rakipi during a parliamentary session.

TIRANE- Deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi që u përfshi sot në një aksident me makinën e tij tip Benz me targa AA002 CY dhe përplasi për vdekje tregtarin nga Kashari, Seit Sorra, 54 vjeç, është lënë i lirë.

Mësohet se deputeti është liruar me urdhër të Prokurorisë, e cila arsyeton se deputetit i është prerë rruga menjëherë nga tregtari 54-vjeçar dhe pritet të hetohet në gjendje të lirë.

Ndonëse u largua nga vendngjarja, deputeti u vetëdorëzua në polici dhe siç sqaruan blutë e kryeqytetit “janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike, testi i alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes”, pas të cilave del që tregtari i kishte prerë atij rrugën.

Automjeti i perfshirë në ngjarje, ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

NGJARJA
Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi ka përplasur për vdekje një person në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës, përballë me tregun ushqimor.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:41 minuta, ndërsa nga të dhënat e para raportohet se viktima, Seit Sorra 54-vjeç i ka prerë rrugën makinës së deputetit, tip Benz me targa AA002 CY.
54-vjeçari Sorra ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit.
54-vjeçari që mësohet se ka qenë tregtar i zonës ka ndërruar jetë në vend nga përplasja, pasi ka qenë fatale, deputeti nuk ka qëndruar në vendin e ngjarjes, por është larguar, ndërsa pas 10 minutave është dorëzuar në polici.

Deputeti i PDIU, Aqif Rakipi po lëvizte me makinë nga Tirana për në qytetin e Durrësit në momentin që përplasi për vdekje kalimtarin në afërsi të mbikalimit të kthesës së Kamzës. Aqif Rakipi është deputet i Kuvendit të Shqipërisë i zgjedhur në qarkun e Elbasanit në zgjedhjet e 25 qershorit. Ky është mandati i dytë që Rakipi zgjidhet nga populli si deputet nga radhët e Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim.

(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 30 )

1 2

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.