Ndeshja çerekfinale e Champions League mes Borusia e Dortmund dhe Monakos është shtyrë për shkak të bombës që shpërtheu pranë autobuzit të klubit gjerman, raporton The Telegraph”.

Bomba shpërtheu 10 kilometra larg stadiumit në momentin që po kalonte autobuzi, raportohet se futbollisti verdhezi Marc Bartra është dërguar në spital.

Ndeshja zhvillohet nesër në ora 18:45, shkruan faqja e Borussia Dortmund.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb