TIRANE– Presidentit të ekipit të Kamzës, Naim Qarrit i është vendosur eksploziv në makinë, por fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:00 në zonën e Bathores, ndërsa mjeti tip “Hummer”, në pronësi të Naim Qarrit ishte i parkuar kur ka shpërthyer eksplozivi.

ervbn

Si pasojë e shpërthimit mjeti është dëmtuar në pjesën e përparme. Nuk dihen shkaqet dhe autorët e ngjarjes. Policia në vendngjarje vijon hetimet.

Kujtojmë se Kamza u ngjit në Superligë këtë vit, ndërsa Naim Qarrri është një biznesmen i njohur në Shqipëri pasi ka në pronësi një agjenci të ruajtjes dhe sigurisë fizike.
fgvb rt
Njoftimi i policise:
Më datë 21.08.2017, rreth orës 20:30, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për një shpërthim në zonën e Bathores.
Menjëherë janë nisur Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 5, të cilët kanë konstatuar automjetin e markës “Hummer”, në pronësi të shtetasit N. Q., të dëmtuar në pjesën e parme.
Nga hetimet paraprake është mësuar se dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e një sasie të vogël eksplozive të vendosur në pjesën e përparme të saj.
Gjatë kohës së shpërthimit automjeti ka qënë i parkuar. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: