KAVAJE– Një aksident tragjik me pasojë një të vdekur ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Rrogozhinë–Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20, ndërsa një makinë e drejtuar nga një femër ka aksidentuar për vdekje një 16-vjeçar me inicilaet H.D.

Njoftimi i policisë:
Më datë 27.05.2017, rreth orës 19:20, në autostradën Rrogozhinë – Kavajë, drejtuesja e automjetit tip “Skoda”, shtetësja Erila V., ka aksidentuar shtetasin e mitur H. D., 16 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e goditjes.

Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb