TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka nisur kontaktet me aurotitetet kroate pas vendimit të Gjykatës e Shkallës së Parë në Dubrovnik e cila ka vendosur ekstradimin e Ismail ‘Ballist’ Morinës drejt Serbisë, ndonëse cështja është apeluar. Në njoftimin e FSHF-së thuhet se presidenti Armand Duka dhe kryeministri Edi Rama janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet kroate për zgjidhjen përfundimtare të procesit.

Njoftimi i FSHF:
FSHF vazhdon të ndjekë me shumë intensitet dhe angazhim maksimal procesin për mos ekstradimin e Ismail Morinës drejt Serbisë. Presidenti Armand Duka ka patur një komunikim intensiv me Kryeministrin e vendit Edi Rama për këtë problem. Kreu i Ekzekutivit së bashku me Presidentin e FSHF kanë marrë kontakt të vazhdueshëm edhe me autoritetet kroate për zgjidhjen përfundimtare të procesit. Gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme, por edhe në vijim jane parë të gjitha mundësitë dhe hapësirat ligjore për të mbrojtur një cështje të tillë.
duka-rama-470x327
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb