VLORE– Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Selenicë të Vlorës.

“BalkanWeb” mëson se viktima është Miti Mitraj 82 vjeç dhe në trupin e tij janë konstatuar shenja dhune.

82-vjeçari jetonte i vetëm prej disa kohësh dhe u gjet i pajetë në banesë nga të afërmit e tij. Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e vdekjes së 80-vjecarit, ndërsa forca policie kanë nisur hetimet.
Pritet ekspertiza për të zbardhur shkaqet e vdekjes së të moshuarit.

Njoftimi i policisë:
Më datë 10.02.2018, Salla Operative është njoftuar nga një telefonatë se në Selenicë, është gjendur i pajetë në oborrin e banesës së tij shtetasi Dh.M., 82 vjeç. Shtetasi banonte i vetëm në banesë. Trupi do të transportohet drejtim Morgut për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Paraprakisht dyshohet për shkaqe aksidentale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: