TIRANE- Nuk ka më paqe mes dy aleatëve në qeveri. Kandidati i PS-së për Tiranën, Klevi Pojana i përgjigjet flakë për flakë ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, që e quajti LSI-në lukuni të tërbuar. Pojana e cilëson Tahirin si ministrin e shkarkuar për trafik droge dhe i kujton se pa ta PS-ja nuk do mund të krijonte kurrë qeveri.

Kujtojmë se Klevi Pojana është renditur i gjashti në listën e kandidatëve për deputetë të LSI-së, fill pas Luan Ramës.

STATUSI I PLOTE

E nxorri koken dhe i shkarkuari per drogen!…
Sa-i-keqi apo ministri qe u shkarkua per drogen, perseri e nxorri koken! Dhe na qenkerka zemeruar per disa te verteta te qeverisjes, sa qe e ka humbur toruan fare e nuk di as cfare shkruan dhe as cfare flet! Ti more Sa-i-keq duhet ta dish mire qe pa LSI-ne dhe Ilir Meten PS-ja nuk do te kishte asnje shans dhe asnje mundesi qe te behej parti qeverisese ne Shqiperi. Do te kishte mbetur ne opozite dhe ti kushedi se ku do te verviteshe dite e nate e jo vetem naten siç bredh tani me ata qe pasi e mbushet Shqiperine me droge si asnjehere tjeter me pare, po perpiqeni ta mbushni edhe me horra per te vjedhur zgjedhjet! As LSI dhe as Ilir Meta asnjehere as e kane share e as e kane pergojuar Partine Socialiste te Shqiperise. Perkundrazi, kane vleresuar dhe çmojne rolin e PS dhe te socialisteve shqiptare per gjithe sa kane bere per vendin! E sa per Rilindjen, eshte tjeter gje! LSI e ka ndihmuar dhe e ka kritikuar me shpresen se do ta kuptonte qe Rilindja dhe droga nuk mund te rrine bashke, qe Rilindja dhe krimi nuk mund te jene bashkudhetare, qe Rilindja dhe burgosja pa shkak e pa arsye ligjore e qytetareve te pafajshem nuk mund te jene e njejta gje! Mirepo, ja qe ndodh edhe te deshtojme si ne rastet e mesiperme!!! Po ti i Sa-i-keq vazhdo e shkruaj prape se je i vetemjaftueshem qe njerezit te kuptojne se çfare eshte Rilindja me rilindas si ti dhe se perse rinia e Shqiperise do t’ju braktise edhe me 25 qershor ju dhe Rilindjen e droguar!
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb