TIRANE– Kuvendi do të mblidhet në 24 korrik, në orën 18:00 në një seancë të jashtëzakonshme, ku presidenti i zgjedhur Ilir Meta do të betohet për të marrë zyrtarisht detyrën si president i Republikës.

Seanca do të mblidhet me urdhër të vetë Ilir Metës në cilësinë e kryetarit të Kuvendit. Sipas urdhrit, rendi i ditës në këtë mbledhje do të ketë vetëm një pikë, atë të betimit të Presidentit të ri të vendit.

urdhri-i-metes

Ilir Meta u zgjodh si president i Republikës në muajin maj vetëm me votat e mazhorancës.

Më herët disa eksponentë të Partisë Socialiste dhe disa juristë janë shprehur në media se ekzistojnë mundësitë e pengesave ligjore, që nëpërmjet bojkotimit të seancës të pengohet betimi i Metës si President dhe rrjedhimisht të mundësohet shkarkimi i tij, por burime nga stafi i Ilir Metës bëjnë të ditur se deputetët e Kuvendit kanë detyrim kushtetues pjesëmarrjen në seancë, pasi duhet të respektojnë dekretin e Presidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: