SHKODER – Një tjetër kandidat në listat e deputetëve të Partisë Demokratike tërhiqet nga gara. Ai është Elidon Bushati i pozicionuar i katërti në listat e hartuara nga Lulzim Basha.

Bushati shkruan se tërhiqet “për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje dhe se ndihet nën përgjegjësi për rolin”.

Shkrimi i plotë

Të dashur miq
Jam fort i privilegjuar, dhe i nderuar që zoti Basha me bëri pjesë të ekipit të tij, dhe akoma më shumë ndihem nën përgjegjësi, për këtë rol që më është ngarkuar.
Pikërisht, nisur nga këto detyrime që ndjej, duke analizuar rrethanat politike e specifike të Qarkut të Shkodrës, kam vendosur të tërhiqem nga lista, ku unë gëzoj një vend të sigurtë fitues, i renditur i katërti, për ti hapur rrugën një maksimalizimi te rezultatit te Partisë Demokratike në këto zgjedhje.
Unë besoj se politika nuk është vetëm të marrësh, por edhe të japësh. Po e bëj këtë hap, për interesin më të mirë të demokratëve, para të cilëve, dhe para qytetarëve të Shkodrës, do të jem gjithnjë në shërbim.

Si ishte lista në qarkun SHKODER
1. Romeo Gurakuqi
2. Izmira Ulqinaku
3. Lorenc Luka
4. Helidon Bushati
5. Nard Ndoka
6. Bardh Spahia
7. Anton Koka
8. Ramiz Coba

Si është tani pas largimit të Bushatit
1. Romeo Gurakuqi
2. Izmira Ulqinaku
3. Lorenc Luka
4. Bardh Spahia
5. Nard Ndoka
6. Gjok Uldedaj
7. Anton Koka
8. Ramiz Coba

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb