TIRANE- Kreu i KQZ-së, Klement Zguri në një konferencë për shtyp kur kanë mbetur pak më shumë se 1 mijë kuti në rang vendi bën një thirrje të rëndësishme për të gjitha partitë politike, që të inkurajojnë numëruesit të mbyllin brenda kornizave ligjore procesin e numërimit të votave.

“Këto zgjedhje kanë treguar se në Shqipëri mund të votohet e numërohet me profesionalizëm e shpejtësi të plotë. Numëruesit kanë shanset të mbyllin një proces brenda afateve të përcaktuara nga ligji. Subjektet zgjedhore duhet të inkurajojnë numëruesit të votojnë, pasi mbyllja e këtij procesi i shërben edhe vetë subjekteve politike”,- tha Zguri.

Zguri tha ndër të tjera se administrimi i këtyre zgjedhjeve ka shënuar një standard të ri.

“Porcesi i numërimi ka vijuar normalisht por për shkak të lodhjes së shfaqur apo ndonjë incidenti, KQZ ka treguar gatishmëri për të ofruar zgjidhje dhe për të garantuar numërimin e votave. Administrimi i zgjedhjeve ka shënuar një standard të ri pozitiv, siç u pa edhe në raportorin paraprak të OSBE/ODIHR”,- shtoi ai.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: