KORCE-Një 37-vjeçar është dhunuar barbarisht me mjete te forta nga persona të maskuar dhe ende të paidentifikuar në qytetin e Korçës.

Gazetarja Lediona Xheladinaj bën me dije për ‘BalkanWeb’ se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek ‘1 Maji’, ndërsa i dhunuari është 37 vjeçari Marsel Miliadhi.

Mësohet se 37-vjecari ishte rrugës duke shkuar në shtëpi, kur është ndaluar dhe dhunuar barbarisht nga dy persona në hyrje të pallatit ku banonte.

37-vjecari është shprehur se nuk i njihte agresorët dhe nuk ka konflikte me njeri. Ai ka marrë plagë të shumta në trup dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.

Njoftimi i policse:
Më datë 22.04.2017, rreth orës 21.19, jemi njoftuar se në lagjen nr 15 në Korçë, prapa Xhamisë, dy persona me kapuç, kanë ndaluar në hyrje të pallatit të tij shtetasin M.I, 37 vjeç, ku njëri prej tyre e ka goditur me një gur në kokë këtë të fundit, duke i shkaktuar dëmtime.

Shtetasi M.I u transportua në Spitalin e Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ku aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se autori i ngjarjes pasi ka goditur shtetasin e mësipërm, është larguar së bashku me personin tjetër, me shpejtësi nga vendngjarja.

U ngrit grupi hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të bërë identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: