TIRANE- Nuk dihet nëse fjalimi i orës 22:00 në çadrën e protestës, në ditën e 90-të të saj do të jetë i fundit që bëri Lulzim Basha, por fill pas fjalës së tij, protestuesit e kanë shoqëruar drejt selisë së Partisë Demokratike.

Të gjithë kanë hyrë në selinë blu dhe nuk dihet me saktësi se çfarë po ndodh. Dëgjohen zhurma e duartrokitje. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, bërtasin ata.

Ndërsa Basha dëgjohet teksa iu thotë protestuesve: “Ky është holli kryesor i Partisë Demokratike që mban fotografitë e historisë sonë, trashëgimisë sonë 27-vjeçare. Tashmë edhe ju jeni pjesë e historisë, por edh e ardhmja e kësaj partie. Këtu jeni në shtëpinë tuaj, rrini si të doni e sa të doni”.

Ndërsa duket sikur festojnë “rrëzimin e gjysës së qeverisë”, siç artikuloi më herët lideri i PD-së, nuk dihet a do të vendosin sot për të çmontuar çadrën para zyrës së Ramës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb