BERAT- Kur na ndajnë vetëm 30 minuta nga orari zyrtar për mbylljen e qendrave të votimit raportohet për një incident në një qendër votimi në Uznovë të Beratit.

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin brenda qendrës së votimit, ndërsa njëri prej tyre është gjakosur në fytyrë, siç shihet edhe në videon e siguruar nga BalkanWeb.

Gazetarja Eneda Petova bën me dije për BalkanWeb se ky personi i gjakosur në fytyrë është shtetasi Edmond Hoxha dhe mësohet të jetë qëlluar nga një polic.

Nuk dihen ende shumë detaje nga sherri, por forca të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb