SHKODER-Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shkodër. Persona ende të paidentifikuar i kane vendosur eksploziv ne derën e shtëpisë 58-vjeçarit Rrok Pepaj.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 04:00 në lagjen ‘Skenderbeg’, ndërsa si pasojë e shpërthimit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:
Me date 23.08.2017, rreth orës 04:00, ka ardhur një telefonatë ne sallen e komandimit se në lagjen Skenderbeg, Shkodër, në pallatin 2 katesh, tek dera e jashtme e baneses shtetasit Rr. P, 58 vjeç, ka patur një shperthim i dyshuar lende plasese.

Për pasoje është dëmtuar lehte dera e jashtme dhe tavani i koridorit të baneses tij.

Po kryhen veprimet me grup hetimor, per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: