TIRANE- Kryeministri Edi Rama urdhëron ndalimin e përdorimit të administratës shtetërore në fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit.

Përmes një urdhri të siguruar nga BalakanWeb, ai ndalon gjithashtu përdorimin e makinave shtetërore për fushatë.

Në rast se kjo do të konstatohet Policia e Shtetit duhet të marrë masa për çdo rast.

Urdhri i kryeministrit i drejtohej të gjitha ministrive dhe institucioneve përkatëse, ku ndër të tjera theksohet: “Titullarët e ministrive, institucioneve përkatëse të marrin masat e nevojshme për ndalimin e vënies në përdorim, të mjeteve, fondeve e materialeve të ndryshme, pronë e administratës publike si dhe të burimeve njerëzore të administratës publike, të çdo niveli për zgjedhjet e Kuvendit, të datës 18 qershor 2017”,- thuhet në urdhrin e kryeministrit.

Më tej specifikohet se: “Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, automjetet shtetërore si dhe karburanti, në përdorim të titullarit apo institucionit ndalohet të përdoren për veprimtari të fushatës zgjedhore”.

Por kryeministri thekson se përjashtim në këtë rast bëjnë automjetet e Gardës së Republikës dhe ato të Policisë së Shtetit që do të përdoren në përmbushje të detyrave të tyre funksionale.

masat-per-zgjedhjet-1

masat-per-zgjedhjet

masat-per-zgjedhjet-2

masat-per-zgjedhjet-3

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: