TIRANE- Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka uruar sot për fitoren kryeministrin Edi Rama, pas rezultatit që mori PS-ja nga zgjedhjet e 25 qershorit. Me anë të një mesazhi të shkurtër, Ergodan thekson se kjo ishte një fitore spektakolare.

Mes të tjerash presidenti turk nënvizon faktin se pas fitores së Ramës, do të forcohen edhe më shumë marrëdhëniet mes dy shteteve. Po ashtu, Erdogan ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë edhe për festën e Fiter Bajramit.

“Pergezime per fitoren spektakolare. Kjo fitore forcon marredheniet tona. Shqiperia dhe Turqia partnere strategjike. Gezuar Bajramin gjithe shqiptareve”, citohet në mesazhin e Erdogan.

Pavarësisht se në Qarkun e Tiranës nuk janë numëruar edhe disa kuti, PS-ja, që drejtohet nga Edi Rama, ka siguruar një avantazh të thellë ndaj PD dhe LSI, ndërsa ka siguruar deri më tani 74 mandate.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb