TIRANE- Pasi kryeministri Rama njoftoi tërheqjen e kandidatit të PS-së nga gara për zgjedhjet në Kavajë, ftesës i përgjigjet pozitivisht edhe kandidati i pavarur, Astrit Haka.

BalkanWeb ka siguruar kërkesën që ky i fundit i ka dërguar KZAZ 42 në Kavajë ku njofton se tërhiqet nga gara për zgjedhjet e 7 Majit, për arsye personale dhe se nuk dëshiron destabilizimin e situatës politike në Kavajë.

kandidati i pavarur terhiqet nga kavaja

“Deklaroj nën përgjegjësinë time personale se dua të jap dorëheqjen nga kandidimi si kandidat për kryetar bashkie të Bashkisë Kavajë, në zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Kavajë, të datës 7 maj 2017, për arsye se nuk e dëshiroj aspak destabilizimin e gjendjes politike, e cila shkon drejtpërdrejt në dëm të qytetarëve të Kavajës”-, thuhet në deklaratën e dorëheqjes së tij, të siguruar nga BalkanWeb.

Astrit Haka ka mbajtur më parë detyrën e financierit në Bashkinë e Kavajës, dhe do kandidonte përballë nënkryetarit të kësaj Bashkie, Klodian Shehit.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb