Altin Lala mendon se Milot Rashica i ka të gjitha mundësitë që një ditë të luajë në finalen e Ligës së Kampioneve. Në një intervistë për ueb-faqen gjermane “Welt.de”, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare është shprehur se te sulmuesi kosovar i Viteshes sheh atë talent që vetë ai nuk e pari.

“I kam thënë: ‘Me talentin që ke, mund të luash në finalen e Ligës së Kampioneve. Unë vetë nuk munda, sepse nuk kisha talentin e mjaftueshëm. Por ty mund të ta tregoj rrugën për të shkuar deri aty’”, tha 40-vjeçari.

Lala, dikur një refugjat me vetëm 20 franga në xhep, u shndërrua në një nga legjendat e Hanoverit. Ai u nderua me një ceremoni madhështore kur vendosi t’i varë këpucët në gozhdë në 2012-n, pas 14 vitesh në klubin e Bundesligës.

Sot ai është agjent i Rashicës dhe i disa futbollistëve të tjerë, si dhe merret suksesshëm me biznes. /panoramasport/

Lala-lamtumire-Hanoverit-490x234

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb