TIRANE- Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame në një konferencë për shtyp kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për t’i dhënë mundësinë emigrantëve të mbyllin procedurat e legalizimit të shtëpive të tyre.

Ai tha se për ta janë hapur sportele të veçanta shtetsë në mënyrë që t’ju shërbehet sa më shpejt.
“Emigantët të përfitojnë, të mbyllin procedurat e shtëpive të tyre. Kërkoj mirëkuptimin e qytetarëve për t’ju hapur udhë emigantëve. Për ta do të ketë sportele të veçanta që të kryejnë procedurat e legalizimit”,- tha ai.

Duke iu përgjigjur interesimit të mediave, Zoti Lame theksoi se legalizimet ecin me ritëm të shpejtë në të gjithë vendin, ndërsa shtoi se procesi i legalizimit nuk do mbyllet asnjëherë, pasi edhe sot ka ndërtime pa leje.

“Për muajin korrik janë dhënë 5505 leje legalizimi, ritëm kolosal. Garën e fiton Dibra e Kukësi të ndjekur edhe nga Fieri, këto qarqe janë pranë mbylljes së procesit të legalizimit. Megjithatë procesi i legalizimit nuk do mbyllet asnjëherë, pasi edhe sot ndërtohet pa leje”.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: