TIRANË- Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka bërë një rezyme të punës së saj në krye të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian që përfundon më 9 shtator.

Në faqen e saj në “Facebook”, Bregu ka dhënë edhe një mesazh për politikanët që e shpërfillin procesin e integrimit.

Jo pa keqardhje që nuk do të jetë më në krye të këtij Këshilli, Bregu e cila u la jashtë parlamentit nga kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se nuk e di kush do ta drejtojë në vitet në vijim nga Parlamenti, por se shpreson që ta forcojë e t’i japë dinamikë sfidave të procesit të negocimit për anëtarësim që Shqipëria duhet të përballë.

STATUSI I BREGUT
Detyra ime në krye të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian, përfundon më 9 shtator.
Dhe aty, në Parlament, në vend të “Mirupafshim”, do të organizojmë Raundin e Dytë të Shkollës Verore Europiane, për të identifikuar të tjerë shqiptare me “kokëfortësi të qëndrueshme” që e duan Shqipërinë si gjithë Europa!?????
***
Shkolla Verore Europiane 2017!
Në 2015, kur në Parlament ngritëm për herë të parë Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, të parin forum ku jemi ulur të gjithë: Maxhorancë, Opozitë, Presidencë, Prokurori, Biznes, Universiteti, Media, Shoqëri Civile dhe të gjitha institucionet e tjera të pavarura, pakkush besonte se do të arrinte të gjente vend e të merrte kuptim në panoramën e strukturave ekzistuese të procesit të gjatë të të bërit Shqipërinë si gjithë Europa.

Por pas dy vitesh, brenda “panairit tonë politik rraskapitës” ,- siç thotë Kadare, -ia dolëm t’i japim këtij forumi, ngjyrën e debatit të hapur e jo monoton, larg patetizmit pa brumë e logjikë fëmijërore, “vese” këto politikanësh që shkëlqejnë me kotësinë e tyre.

U binda këto vite edhe më shumë se pjesa më e madhe e politikanëve-koti, janë paturpësisht shpërfillës ndaj fuqisë reale transformuese që bart ky proces.

E thënë ndryshe, nuk janë serioze në përkushtimin e tyre ndaj Europianizimit të Shqipërisë.
Nuk di kush do ta drejtojë në vitet në vijim nga Parlamenti, Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian, por shpresoj shumë që ta forcojë e t’i japë dinamikë sfidave të procesit të negocimit për anëtarësim që Shqipëria duhet të përballë. Pa drojë, pa mëri, pa urrejtje dhe pa u dorëzuar sigurisht.

Detyra ime në krye të këtij Këshilli, përfundon më 9 shtator.
Dhe në vend të “Mirupafshim”, aty, në Parlament, do të organizojmë Raundin e Dytë të Shkollës Verore Europiane, për të identifikuar të tjerë shqiptarë me “kokëfortësi të qëndrueshme” që e duan Shqipërinë si gjithë Europa!

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: