TIRANE– Ikona e gazetarisë shqiptare, Tefta Radi nuk i ka mbajtur dot lotët në lamtumirën që iu dha bashkëshortit të saj, kantautorit të njohur, Françesk Radi.

“Dua thjesht t’ju përshëndes, t’ju falenderoj për respektin ndaj Frankos, dua të them se unë u dashurova me Frankon atëherë kur të tjerët kishin frikë t’i flisnin dhe prej tij u bëra kopje e tij, mësova si të dashuroj, si të punoj dhe si të kem dinjitet. Faleminderit të gjithëve për respektin”- tha Tefta Radi në fjalën e saj që i preku të gjithë.

Homazhet për nder të Françesk Radit u zhvilluan gjatë ditës së sotme në hollin e RTSH, ku miq, kolegë e familjarë i dhanë lamtumirën e fundit dhe shprehën mirënjohje për atë që ai la pas.

Françesk Radi u nda nga jeta në moshën 67- vjeçare në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pasi qëndroi në gjendje kome prej një jave. Kantautori shqiptar pësoi një hemorragji cerebrale, e cila i mori dhe jetën.
http://www.dailymotion.com/video/x5h8y14_video-1491301423_news#tab_embed
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb