TIRANE – Nëse mendon se 90 për qind e femrave në të gjithë botën kanë celulit, ke një lloj lehtësimi. Të paktën nuk je vetëm. Me gjithë recetat, udhëzimet e ekspertëve, shenjat e celulitit janë të pashmangshme dhe kanë filluar të jenë të dukshme edhe në mosha mjaft të reja. Tani që periudha e plazhit ka trokitur, lëkura e portokallit duhet zhdukur, po si?

Masa dhjamore që është krijuar në nënshtresën e lëkurës mund të reduktohet nga një trajtim specifik në kushte shtëpie shkruan Class.
Përbërësit:
1 lugë gjelle piper i kuq
1 lugë gjelle kanellë pluhur
1 lugë gjelle piper i zi
vaj kanelle
Përzieji të gjithë përbërësit derisa të formohet një masë e njëtrajtshme. Fillo aplikimin mbi zonat e prekura me celulit duke masazhuar për rreth 4¬5-50 minuta, derisa lëkura të skuqet. Pas masazhit, shpëlaje me ujë të ftohtë.
Nëse do ta bësh këtë trajtim të paktën dy herë në javë, rezultatet do të jenë të dukshme në një kohë shumë të shkurtër.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: