Francesco Totti luajti për herë të fundit të dielën në derbin e qytetit të Romës. Futbollisti legjendar i Romëa hyri në fushën e lojës në minutën e 73’të të ndeshjes kundër Lazio (1-3), por nuk arriti të shënonte në portën e Lazios që kësaj radhe mbrohej nga shqiptari Thomas Strakosha. Kjo pritet të jetë edhe paraqitja e tij e fundit në derbin e madh për Tottin, që ka veshur fanellën e Romës për 25 vjet. Totti ka debutuar me ekipin nga kryeqyteti i i Italisë në mars të vitit 1993. Në 615 paraqitje, ai ka shënuar 250 gola.

(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: