Pas 5 vitesh e gjysmë sot është mësuar nga vetë trajneri i kombëtares, Xhani De Biazi, se në fund të kualifikueseve të Botërorit “Rusi 2018” ai do largohet nga drejtimi i përfaqësueses së Shqipërisë.

Jehonë largimit të De Biazit i kanë bërë edhe mediat në vendin e tij ku shumë prej tyre kanë shkruar se arsyeja ishte ftohja me presidentin e federatës si dhe rezultatet negative të arritura kohët e fundit, sidomos pas ndeshjes me Luksemburgun.

La-Gazzetta-Dello-Sport-470x377

La Gazzetta Dello Sport / Shqipëria, De Biazi largohet në tetor: Është momenti të kërkoj sfida të reja

“Trajneri italian, në drejtimin e Shqipërisë që nga viti 2011, ka arritur një kualifikim historik në Europian në Francë në vitin e kaluar, por ishte në qendër të kritikave pas tre humbjeve me Spanjën, Italinë dhe Izraelin”.Tuttomercatoweb-470x453

Tuttomercatoweb / Shqipëri, De Biazi largohet pas kualifikueseve: Dua sfida të reja

“Xhani De Biazi dhe Shqipëria, historia arrin në mbyllje. Pasi arriti një kualifikim historik në Europianin e kaluar francez, ish-trajneri i Modenas nuk arriti të përsëritej në kualifikueset e Botërorit 2018”.Sport-e-vai-470x563

Sport e Vai / Shumë kritika, De Biazi largohet nga Shqipëria pas 5 viteve e gjysmë

“I prekur nga kritikat e shumta që kishte marrë gjatë kohëve ët fundit dhe i ndërgjegjshëm që kishte dhënë gjithçka për kauzën, Xhani De Biazi i jep lamtumirën Kombëtares shqiptare”.Goal-470x402

Goal.com / De Biazi, lamtumirë Shqipërisë pas kualifikueseve: Nuk kanë besim te unë

“Ajo me Shqipërinë ishte një aventurë ekzaltuese për De Biazin, i cili gjithsesi nuk fsheh, edhe pse nuk përmend direkt, se me presidentin e Federatës, Armand Duka, nuk ka qenë gjithçka një fushë me lule”.
Eurosport-470x372

Eurosport / De Biazi lajmëron: Lë Shqipërinë pas kualifikueseve

“Trajneri italian arriti një kualifikim historik në Europianin e Francës, por përfundoi mes kritikave për tre humbjet në eliminatore”.Il-Mattino-470x391

Il Mattino / De Biazi: Lë Shqipërinë pas kualifikueseve botërore

“Trajneri italian nuk fsheh një lloj pakënaqësie ndaj presidentit të Federatës Shqiptare, Armand Duka, edhe pse evitoi që të përmendte emra”.SportMediaset-470x512

SportMediaset / De Biazi: Lë Shqipërinë pas kualifikuesve të Botërorit

“Pas pesë viteve e gjysmë në drejtimin e skuadrës shqiptare, me të cilën shkroi historinë e futbollit në vend, falë kualifikimit në Europianin në Francë të vitit të kaluar, me një rezultat që e ka kthyer De Biazin thuajse në një hero kombëtar, trajneri lajmëroi lamtumirën e tij. E bëri duke u hakmarrë ndaj kritikave që kishte pësuar pas humbjeve me Spanjën, Italinë dhe Izraelin”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb