MAQEDONI- Funksionarët e Aleancës për Shqiptarët do të dorëhiqen në mënyrë të sinkronizuar. Të pyetur nga Alsat M, zëvendësministrat, sekretari shtetëror në ministrin e Drejtësisë dhe drejtorët e këtij subjekti të emëruar nëpër organe shtetërore, thanë se dorëheqjet do t’i ofrojnë bashkërisht në të njëjtën ditë. Kryeministri Zoran Zaev njofton se shkarkimin e tyre do ta propozojë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë.

Largimi i Aleancës për Shqiptarët nga Qeveria vjen pak ditë pas votimit të ministrit të Shëndetësisë nga radhët e LSDM-së, dikaster të cilin deri para zgjedhjeve lokale e drejtonte Aben Taravari i Aleancës për Shqiptarët. Në këmbim të Shëndetësisë, Zaev i ofroi subjektit të Selës zv/Kryeministrin për zbatimin e reformave, por i pari i Aleancës këtë organ e kryqëzoi si zëvendëskryeministri për byrek dhe për të njëjtën tha se duhet ta udhëheq BDI-ja.

Pas vendimit për të dalë nga qeveria, Sela tha se do të mbështesin ligjet dhe reformat e nevojshme për në BE. Sela tha se Qeveria LSDM-BDI është shndërruar në lavatriçe për pastrimin e krimeve dhe aferave korruptive të funksionarëve aktual. Dy numrat e Aleancës për Shqiptarët shumica i zëvendësoi me votat e deputetëve Çedomir Sazdovski dhe Amdi Bajram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb