Të shtëna armësh dhe një i vdekur në Cavallermaggiore, qytet i vogël në Savigliano, në Cuneo. Një shqiptar është vrarë dhe një tjetër ka mbetur i plagosur para një lokali nate, ndërsa flitet për një larje hesapesh.

Sipas raportimeve të para, një makinë është parkuar pranë një automjeti tjetër, nga ku disa njerëz në bord kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të dy personave.

Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë një shqiptar, dhe u plagos një tjetër. I plagosur është shtruar në spital në Savigliano. Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes dhe është në gjurmët e autorëve të krimit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: