PARIS– Çështja sa vjen e ngushtohet rreth presidentes së Frontit Kombëtar (FN), partia e ekstremit të djathtë francez. Marine Le Pen u akuzua sot për “shpërdorim të besimit” në hetimin për asistentët parlamentarë të eurodeputetes së FN.

“E thirrur gjatë pasdites nga gjyqtarë të sektorit financiar në Gjykatën e Parisit përgjegjëse për këtë çështje hetimore, Marine Le Pen e moshës 48-vjeçare lëshoi një deklaratë dhe nuk iu përgjigj pyetjeve siç e detyron ligji”, njoftoi për median avokati i saj, Rodolphe Bosselut.

Bosselut shtoi se klientja e tij kishte depozituar një ankesë “prej së hënës” kundër kësaj aktakuze që në këndvështrimin e saj shkel parimin e ndarjes së pushteteve.

“Kandidatja humbëse në presidencialet franceze, e zgjedhur eurodeputete në 2004, është nën akuzë për “shpërdorim besimi” në cilësinë e deputetes evropiane nga viti 2009 deri në 2016 për përdorim të fondeve evropiane në rrogat e derdhura për llogari të shefes së kabinetit të FN-së, Catherine Griset dhe truprojes së saj Thierry Légier”, bëri të ditur një burim gjyqësor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: