NGA AURENC BEBJA
“Le Petit Journal” (Supplément Illustré) ka botuar, të dielën e 28 majit 1911, në ballinë, gravurën e shqiptares Janica Martinaj, kryengritëses 22-vjeçare, të cilën gazeta franceze nuk ka nguruar ta krahasojë asokohe më Zhanë d’Ark-ën.
Aurenc Bebja ka sjellë për publikun shqiptar shpjegimin e kësaj gravure:
“Shpjegimet e gravurave tona.
Janica Martinaj, Zhanë D’Ark–a shqiptare
Një luftëtare e sapo zbuluar në kryengritjen shqiptare.
Janica (Zhanë) Martinaj është vajza e një bajraktari. Pas vdekjes se babait të saj, gjatë një përleshje, djali më i rritur u thirr për ta zëvendësuar. Por trashëgimtari i fisnikut shqiptar ishte vetëm tetë vjeç. Çfarë duhej bërë atëherë?
– Më ndiqni ! bërtiti Janica, pasi kishte mbledhur ushtarët e babait të saj – unë do t’ju çoj drejt fitores.
Dhe Zhanë d’Ark-a shqiptare, 22-vjeçare, vërshoi drejt armikut.
Janica është shtatlartë dhe e fortë. Bukuria e saj magjeps kryengritësit. E armatosur me një pushkë të vjetër, të praruar me argjend dhe fildish, ajo drejton operacionet me një guxim të rrallë.
Dhe, këto ditët e fundit, e pamë atë, në krye të kryengritësve që ajo udhëheq, të sulmojë fortifikimet osmane dhe të detyrojë arratisjen e ushtarëve të sulltanit.”
Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-journal-1911-janica-martinaj-kryengritesja-22-vjecare-eshte-zhane-d-ark-a-shqiptare/
(BalkanWeb)