Nga Aurenc Bebja, Francë
“Le Temps” ka botuar, të enjten e 2 majit 1901, në faqen 2, një shkrim mbi Kongresin shqiptar të Napolit dhe vendimet e marra prej tij.

Rrëfimi i plotë të gazetës franceze:
Na shkruajnë nga Roma:
Kongresi shqiptar, i sapo mbajtur në Napoli, ka miratuar rezolutat në vijim:
– Përdorimin e alfabetit latin në gjuhën shqipe;
– Mësimin e gjuhës shqipe në të gjitha komunat e Italisë – popullata e të cilave është me origjinë shqiptare – dhe përhapjen e gjuhës italiane në Shqipëri.

Asambleja ka votuar sërish kundër masave të qeverisë osmane që kërcënojnë në Shqipëri ekzistencën e gjuhës dhe kombësisë. Kongresi, para se të ndahej, vendosi të takohej çdo vit në Itali.

Një grup delegatësh u prit nga Mbreti, i cili i përgëzoi ata për përpjekjet e bëra për ruajtjen e kombësisë shqiptare dhe zhvillimin e marrëdhënieve tregtare midis Italisë dhe Shqipërisë. Mbreti premtoi, ndër të tjera, të jetë president nderi i kongresit të vitit të ardhshëm.

Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat, Albania –https://www.darsiani.com/la-gazette/le-temps-1901-ja-vendimet-e-marra-n%C3%AB-kongresin-shqiptar-te-napolit/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb