TIRANE – Të gjithë e dimë që Ledri ka një marrëdhënie shumë po shumë të mirë me gjininë femërore. Këngëtari i njohur adhurohet jo vetëm për talentin e tij në muzikë, këngët hite, por edhe për fizikun e tij.

c4b6e26c24dd8749bca4ceb89f1a4fd4

Ai gjithmonë përflitet se është në një lidhje, por që më pas ndahet. Kësaj radhe në fakt Blitz.al ka publikuar një foto të Ledrit, ku shfaqet teksa puthet me një vajzë në breg të detit.

Nga vendi arrijmë të kuptojmë se kjo puthje ka ndodhur aty ku Ledri ka xhiruar këngën e tij “U harrum”. Por se kush është kjo vajzë në krahët e reperit, i mbetet atij të na e tregojë.

Kujtojmë, që këngëtari i njohur ka qenë i lidhur me Adelën, vajzën e ish-kryeprokurorit, Theorodhi Sollaku, një lidhje për të cilën Ledri ka folur gjithmonë me pozitivitet.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb