DURRES– Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar largimin nga detyra të kapitenit të Porteve, Paulin Ndreu, vëllait të deputetit Pjerin Ndreu. Sakaq, e njëjta masë disiplinore është dhënë nga KLSH edhe në kapitenin e Portit të Durrësit, Tauland Allka.

Të dy këta persona akuzohen se kanë lejuar një anije që të kryejë punime në Portin e Durrësit, pa lejen përkatëse.

MASA DISIPLINORE

Mbështetur në nenin 59 të ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” dhe vendimin KM nr.115, datë 05.03.2014 “Për përcaktimin e procedurës disiplinore dhe të rregullave për krijimin, përbërjen e vendimmarrjen në Komisionin disiplinor në shërbimin civil”, i rekomandoj Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë Detare Durrës, në kompetencë të tij dhe të komisionit disiplinor, të urdhërojë fillimin e procedurave përkatëse për dhënies e masës disiplinore sipas VKM nr.115, datë 05.03.2014 dhe ligjit nr.152/2013 “Për nëpunësin civil”:
a. “Largim nga shërbimi civil” neni 58, gërma ç, për:
1. Paulin Ndreu
2. Tauland Allka

Për lejimin e mjetit “Isola di Lussino” të futet dhe të kryejë punimet në kalatat 7 dhe 8 pa marrë lejet përkatëse sipas procedurave të miratuara nga udhëzimi nr.20, datë 15.04.2016 “Mbi të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë së mjeteve lundruese me regjim operacional special”, duke mbajtur përgjegjësi në pozicionet Kapiteni i Portit Durrës, z.Tauland Allka, dhe Kapiteni i Porteve, z.Paulin Ndreu, që ka qenë pjesë e komunikimeve zyrtare me Drejtorin e Projektit, APD të cilët kanë kërkuar regjistrimin e mjetit për vazhdimin e procedurave. Këta dy punonjës nuk kanë informuar domosdoshmërinë e marrjes së lejes përkatëse nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës apo nga Këshilli i Ministrave për mjetin lundrues “Pontone Isola di Lussino” me flamur italian në pronësi apo i kontraktuar i firmës kontraktuese, referuar dhe mbështetur në kontratën e lidhur dhe të konfirmuar nga Ministri, Drejtori i projektit dhe subjekti kontraktues LUCATELLI S.R.L për realizimin e punimeve sipas projektit të financuar nga BEI për Rehabilitimin e Kalatave 7 dhe 8, duke vepruar dhe anashkaluar kërkesat e akteve në fuqi të cilat kanë dalë referuar indicies së KLSH në verifikimin e një ankese të mëparshme dhe që kishte të bënte me shkelje të kësaj fushe, dhe ku KLSH ka kërkuar pikërisht rregullimin e këtyre veprimeve me akte ligjore e nënligjore dhe zbatimin korrekt të tyre (Është mbajtur procesverbali nr.2, datë 8.03.2017 si dhe trajtim i zgjeruar i observacioneve në Projekt raportin dhe Raportin Përfundimtar të Auditimit në faqet 63-73).18816946_298935727198937_2002879513_n

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb