• TIRANE– Presidenti Bujar Nishani ka reaguar sot pas ngjarjes së regjistruar mbrëmjen e djeshme, ku dhjetëra qytetarë i janë drejtuar QSUT-së, pasi kanë ndjerë shqetësime pas mitingut të PD-së.Kreu i Shtetit shprehet i shqetësuar për rastin, ndërsa thekson se duhet treguar angazhim maksimal për normalizimin e situatës.

    Teksa i uron shërim të plotë të lënduarve, mes të cilëve edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, Presidenti u bën apel institucioneve përgjegjëse që të zbardhin rastin.

    DEKLARATA E PLOTE
    Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani po ndjek me shqetësim dhe angazhim maksimal situatën e rëndë që ka shkaktuar lëndimin e një numri të madh qytetarësh përfshirë edhe liderin e opozitës, z. Lulzim Basha, gjatë tubimit të çeljes së fushatës elektorale të opozitës ditën e djeshme në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

    Presidenti i Republikës uron së pari shërimin sa më parë të të lënduarve dhe tejkalimin e kësaj situate pa pasoja.

    Presidenti po mban kontakte me të gjitha agjencitë ligjzbatuese për t’u informuar për zhvillimin e kësaj ngjarjeje si dhe kërkon angazhimin maksimal të tyre në zbulimin e plotë të saj.

    (el.sp/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: