Pas javëve të shumta thashetheme, nga plazhi i Malibusë vjen konfirmimi i flirtit veror mes Leonardo DiCaprio dhe modeles daneze Nina Agdal, 20 vjet më e re se aktori i ‘Titanikut’.

Artisti i çmimit Oscar po shijon disa ditë pushimesh me ‘njohjen e tij të re’, mes puthjesh, përqafimesh në plazh dhe zhytjeve në det. Top modelja është një nga femrat më të dëshiruara në botë, por as ajo nuk i reziston dot joshjes së Leos.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb