BRUKSEL– Nga sot Letonia merr kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian, duke pasuar Italinw, ndërsa si prioritete të saj kryesore thekson rritjen e konkurrencës dhe punës në pavarësinë energjetike të Bashkimit Evropian.

Kryeministrja e Letonisë, Laimdota Straujuma në takimin me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker në Rigë theksoi se në mënyrë intensive do të punojë me vendet anëtare dhe Parlamentin Evropian, me qëllim që gjatë gjashtë muajve të ardhshëm të miratohet ligji që do të përforcojë ekonominë evropiane dhe do të nxisë hapjen e vendeve të reja të punës.

“Kujdes të veçantë do t’i kushtojmë zhvillimit të konceptit “union energjetik” dhe përforcimin e pavarësisë energjetike dhe tregun e brendshëm”, tha Staujuma.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb