BRUKSEL – Nga data 1 janar 2015 Letonia merr nga Italia kryesimin e radhës të Bashkimit Evropian, ndërsa si prioritete të saj kryesore thekson rritjen e konkurrencës dhe punës në pavarësinë energjetike të Bashkimit Evropian.

Kryeministrja e Letonisë, Laimdota Straujuma, në takimin që zhvilloi në Rigë me kryetarin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker theksoi se do të punojë me vendet anëtare dhe Parlamentin Evropian, me qëllim që gjatë gjashtë muajve të ardhshëm të miratohet ligji që do të përforcojë ekonominë evropiane dhe do të nxisë hapjen e vendeve të reja të punës.

“Kujdes të veçantë do t’i kushtojmë zhvillimit të konceptit ‘union energjetik dhe përforcimin e pavarësisë energjetike dhe tregun e brendshëm.”- tha kryeministrja Staujuma.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: