TIRANË- Policia e Tiranës ka referuar në Prokurori një denoncim për kërcënim nga burgu. Sipas të dhënave zyrtare mësohet se 49-vjeçari Tom N., banues në Mirditë, i cili ndodhet në burg, në mënyrë të përsëritur nëpërmjet letrave ka kanosur ish-bashkëshorten e tij.

Mësohet se shtetasja me iniciale T.N., 42 vjeçe banuese në Tiranë ka denoncuar në polici kërcënimin që i bënte ish-bashkëshorti, që edhe pse në burg i dërgonte letra kërcënuese. Pas denoncimit policia ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe ka nisur hetimet.

“Më datë 27.12.2016, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Tom N., 49 vjeç, banues në Mirditë, i cili ndodhet duke vuajtur dënimin në burg, sepse në mënyrë të përsëritur, nëpërmjet letrave, ka kanosur ish-bashkëshorten e tij, shtetasen T. N., 42 vjeçe, banuese në Tiranë”, deklaron Policia.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: