TIRANE- Koalicioni opozitar po bënë të gjitha përpjekjet për gjetjen e një gjuhe të përbashkët, për zgjidhjen e krizës politike.

Kështu, pas letrës publike që kreu i PD-së, Lulzim Basha i dërgoi Ramës, ku i bënte thirrje këtij të fundit që pranonte pa kushte paketën ‘McAllistër+’, vjen dhe një lëvizje nga dy aleatët e opozitës.

Partia Republikane dhe Partia Agrare Ambientaliste kanë ftuar partitë parlamentare që të mblidhen sot në një tryezë për zgjidhjen e kësaj krize.

FTESA
Partia Republikane Shqiptare dhe Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë fton sot, datë 17 maj 2017, në orën 20:00, në sallën e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, kryetarët e partive parlamentare për të diskutuar rreth zgjidhjes së krizës aktuale politike. Duke konsideruar faktin që SHBA kanë ofruar propozimet dhe mbështetjen e tyre për zgjidhjen e kësaj krize, ju ftojmë në mënyrë të përbashkët të arrijmë në një marrëveshje, për të garantuar një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.
Me respekt,
Fatmir Mediu Agron Duka
Kryetar Kryetar
Partia Republikane Shqipërisë Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb