TIRANË-Një 30-vjeçar ka rënë në pranga, pasi lëvizte i armatosur me pistoletë. Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se pas hekurave ra Skerdilajd Selimi.

Për këtë shtetas disponoheshin informacione që qarkullonte me armë zjarri dhe në afërsi të Rrugës “Halit Bega”, është konstatuar nga Shërbimet e Policisë dhe pas kontrollit fizik të ushtruar, i është gjetur një pistoletë e markës “Mausur”.

Materialet proceduriale i’u kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb