LEZHE- Një aksident me pasojë plagosjen e një këmbësori ka ndodhur sot në aksin Lezhë-Shkodër. Nga të dhënat paraprake mësohet se ngjarja ndodhi në afërsi të Balldrenit.

“BalkanWeb” raporton se nga aksidenti i plagosur mbeti N.Gjoka, 78 vjeç. Ky i fundit u përplas teksa tentonte të kalonte rrugën.

Sakaq, fill pas aksidentit, i moshuari është shoqëruar në spitalin e Lezhës, ndërsa drejtuesi i mjetit, shtetasi me inicialet M.D është shoqëruar në polici.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: