LEZHE– Ka përfunduar numërimi i votave në qarkun e Lezhës i cili nxjerr 7 mandate deputetësh. Dy forcat kryesore PD dhe PS kanë marrë numër të barabartë deputetesh, por me vota renditet PS e para. Në këtë qark PS ka marrë 30360 vota ose 41.45% e përkthyer në 3 mandate, e ndjekur nga PD që ka marrë 27655 vota ose 37.76% e përkthyer në 3 mandate. LSI renditet në vendin e tretë me 11232 vota ose 15,33% e përkthyer në 2 mandate.

QARKU LEZHË (7 MANDATE)
Partia Socialiste (3 mandate)
1.Lindita Nikolla
2.Pjerin Ndreu
3.Gjetan Gjetani

Partia Demokratike (3 mandate)
1.Aldo Bumçi
2.Lindita Metaliaj
3.Andon Frrokaj

Lëvizja Socialiste për Integrim (1 mandat)
1.Viktor Tushaj

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb