Këngëtari kryesor i grupit të njohur Linkin Park, Chester Bennington ka kryer vetëvrasje. TMZ raporton se 41-vjeçari vari veten në shtëpinë e tij në Palos Verdes Estates në Los Anxheles.

Zyrtarët thonë se trupi i tij u gjet pak para orës 9 të mbrëmjes. Këngëtari ka pasur probleme me drogën dhe alkoolin në të shkuarën.

Bennington ishte shok i ngushtë me rrokerin Chris Cornell i cili po ashtu vari veten në muajin maj. Chester dhe kitaristi i Linkin Park Brad Delson kishin performuar për njerëzit në funeralin e Cornell.

Linkin Park singer Chester Bennington,41, killed himself in Palos Verdes Estates in Los Angeles on Thursday morning

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb