SHKUP- Lideri i LSDM-së Zoran Zaev thotë se do ta formoj qeverinë pa mandatin e dhënë nga presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

“Në do të donim që formalisht ta marrin miratimin nga presidenti, por kjo nuk është e domosdoshme. Është një traditë e mirë ta pyesësh prindin e vajzës për dorën e saj në martesë, por nëse ai refuzon ju mund të martoheni sërish”, është shprehur Zaev për gazetën Irish Times, transmeton agjencia e lajmeve INA.

Lideri i LSDM-së tashmë i ka votat për formimin e qeverisë, pasi ka marrë mbështetjen e deputetëve të BDI, Aleancës dhe Lëvizjes BESA.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: