Ish-shefi i rendit në Kurbin, Ylli Vata, që ishte i shpallur në kërkim për lidhje me trafikun e drogës, është vetëdorëzuar sot në Policinë e Kurbinit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda e kishte shpallur në kërkim shefin e rendit të Komisariatit në Kurbin prej tre muajsh.

Sipas hetimeve të kryera, shefi i rendit në Komisariatin e Kurbinit, ka bashkëpunuar me një grup kriminal në kultivimin dhe më pas shitjen e kanabisit.

Grupi në fjalë është goditur në muajin nëntor të vitit të kaluar, kur u arrestuan 7 persona, një prej të cilëve efektiv policie. Nga hetimet ka rezultuar se organizatori i grupit, Lefter Neli kishte marrëveshje me shefin e rendit, Ylli Vata, se nuk do të pengohej në aktivitetin e tij kriminal. Këtë fakt, përveç hetimeve dhe dëshmive të personave të arrestuar, prokuroria e argumenton edhe me faktin që aksionet e policisë kundër parcelave me kanabis në zonën e Kurbinit dhe që drejtoheshin nga Vata, në asnjë rast nuk kanë ndërhyrë në parcelat e Lefter Nelit.

Përgjimet mes trafikantëve

Më datë 04.08.2016, Luftari komunikon sërish me personin me numër 068xxxxx dhe mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

A – …nga kan marrë ata?

B – Ja anej ka Venoci (kështu dëgjohet)

A – Anej aaa?

B – Po ishte Ylli jot …nuk ka hyp nolt. (Ylli Vata me makinën e policisë)

A – Ka asht?

B – Q’tu foristrad.

A – Aa a tu nejt qaty?…Po skutri (Sandër Biba)?

B – Jo, ka hik.

A – …mir pra, ik e hajt m’trego.

B – … a kan me dal q’tu masditje ata?

A – Kan për t’nalu e burr se e din vetë ata… s’e di… më mori prap dje masdite mu ai.

B – Hajt…

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb